Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Everton-Arsenal, formacionet zyrtare

nga Venera Grabanica17 shtator 2023
Everton-Arsenal, formacionet zyrtare

Pas fitores së rëndësishme kundër Manchester United në derbi, Arsenalin e pret një tjetër sfidë e vështirë në kuadër të xhiros së pestë të Premier Ligës.

Skuadra e Mikel Artetas ka një barazim dhe tri fitore në katër ndeshjet e para dhe synon tri pikë të reja sot ndaj Evertonit, skuadër kjo që po vazhdon të mbetet në krizë të rezultateve me një barazim dhe tri humbje në këtë fillim të sezonit.

“Topçinjt” kanë 10 pikë në vendin e pestë dhe me një fitore eventuale do të shkonin në 13 sosh, vetëm dy më pak se lideri i tabelës, Manchester City.

Ndeshja nis nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Young, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko, Onana, Gana, Doucoure, Danjuma, Mcneil, Beto

Arsenal: Rayam White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Rice, Vieira, Odegaard, Saka, Martinielli, Nketiah.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →