Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Evropa ka ‘shumë pak’ opsione nëse ndërpritet gazi rus

nga Egzona Mehmeti8 mars 2022

Rusia ka kërcënuar të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit për Gjermaninë.

Evropa mbështetet te Rusia për rreth 40% të gazit të saj – pra çfarë ndodh nëse ai furnizim ndërpritet?

Eksperti i industrisë, Tom Marzec-Manser tha se ndikimi i menjëhershëm do të ishte “çmime tepër të larta”. Por, ai argumentoi se Rusia nuk do të jetë në gjendje të furnizojë të njëjtin gaz në një treg tjetër, siç është Kina, duke pasur parasysh natyrën e sistemit të tubacionit – kështu që “do të ishte e dëmshme edhe për të ardhurat e saj”.

“Problemi i vërtetë… është se opsionet për shtesë të gazit në Evropë janë vërtet shumë të pakta”, tha Marzec-Manser.

Ai i tha BBC-së se do të kërkonte që ekonomitë globale “si Kina, Japonia dhe Korea” të bien dakord të marrin gaz natyror të lëngshëm (LNG), në mënyrë që të japin furnizime shtesë për Evropën “dhe as atëherë, kjo nuk do ta zgjidhte plotësisht problemin”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →