Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fahrije Hoti i reagon ministrit Peci, thërret konferencë për media

nga B G23 nëntor 2024
Fahrije Hoti i reagon ministrit Peci, thërret konferencë për media

Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim lidhur me deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes.

“Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë.”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë Hoti ka thirrur konferencë për media të hënën.

“Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci.

Detajet e ngjarjes:

• Data: 25.11.2024
• Ora: 11:00
• Lokacioni: Sallën e konferencave të “KB KRUSHA”

Ju mirëpresim për të ndjekur të gjitha zhvillimet dhe për të parë të vërtetën e kësaj çështjeje. “, përfundon njoftimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →