Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fajon: Do t’i paralajmëroj aleatët për situatën në Kosovë

nga Venera Grabanica3 prill 2025
Fajon: Do t’i paralajmëroj aleatët për situatën në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon njoftoi se gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, i cili ka nisur të enjten, do t’i paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Fajon këtë e ka thënë në ditën e parë të takimit në Bruksel, në fokus të të cilit do të jetë vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe rritja e investimeve të vendeve anëtare për mbrojtje.

Tutje Fajon ka theksuar se i përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Serbi.

“Unë do të përqendrohem në Ballkanin Perëndimor, i cili është në fqinjësi të afërt me Slloveninë. Po i përcjellim ngjarjet në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, ka thënë Fajon.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →