RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fajon mbërrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

nga Venera Grabanica15 janar 2023

(Lajm i përditësuar)
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka arritur sonte në Kosovë.
Në Aeroportin “Adem Jashari” Fajon, është pritur nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Twitter ka bërë të ditur se kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e Fajon si ministre e Jashtme.
“Të dyja vendet janë të vendosura për të thelluar miqësinë e tyre tradicionale, gjithashtu do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në Evropë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Tanja Fajon në Kosovë, takohet me Osmanin
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon sonte fillon vizitën e saj në Kosovë.
Fajon do të pritet nga ministrja Gërvalla në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 20:00.

Kurse, nesër orën 11:00 Fajon do takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin./21Media

LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër
LAJMI TJETËR →
LIVE: Formohet komisioni i përkohshëm, seanca në pushim të shkurtër

Më të fundit

Të gjitha →