Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fajon përgëzon VV për rezultatin e arritur në zgjedhje

nga E.Bullaku29 qershor 2017

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë edhe sot takimet në Bruksel

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Visar Ymeri, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti, është pritur në takim edhe nga eurodeputetët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.

Në këtë takim u diskutua procesi zgjedhor në Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve dhe formimi i qeverisë së re bazuar mbi këto rezultate. Delegacioni i njohu eurodeputetët me prioritetet e programit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me faktin që tashmë kjo lëvizje është subjekti politik më i votuar në Kosovë me 32 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.

Eurodeputetët e përgëzuan delegacionin për këto rezultate duke diskutuar gjithashtu edhe për një bashkëpunim më të afërt dhe më intensiv mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe social-demokratëve të Parlamentit Evropian./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →