Familja e Faton Hajrizit dorëzon padi ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut
Familja e Faton Hajrizit sot ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryemistrit Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetit të e Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexha.
Avokati Gent Gjini i angazhuar nga familja e Faton Hajrizit tha se kjo padi është për shkak të përdorjes së ofendimeve dhe gjuhë urrejtjes ndaj Hajrizit me shprehjen si kriminel. Sipas tij fjala kriminel ka shtyer famijen e Hajrizit të ketë procedurim për paditje për shpifje dhe ofendim.
“Kjo padi ka të bëjë me zyrtarë të lartë institucionësh, bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, zëvdëskryeministrin Besnik Bislimi, deputetin e VV-së Arbër Rexhaj dhe avokatin Gazmend Halilaj, të cilët kanë njollosur familjen Hajirizi”, tha Gjini në një konferencë për media. Sipas tij përpos akterëve politikë, gjuhë të urrejtës ndaj Faton Hajrizit ka përdorur edhe një avokat. “Ne gjatë seancës do ta provojmë dhe do të kërkojmë kompenzim. Këtu bëhet fjalë edhe për një avokat që e ka quajtur kriminel. Artani na ka dhënë autorizimin i cili është ndjerë i fyer”, u shpreh avokati.
Vëllau i Faton Hajrizit , Artani tha se familja e tij nuk kërkon kompenzim nga kjo çështje. Shqetësim për të është deklarimi i avokatit Gazmend Halilaj, i njëjti sipas tij ka deklaruar se e dinë personin që ka vrarë ushtarin rus.
“Ne si familje nuk kërkojmë kompensim e as asgjë sepse nuk paguhet gjaku me para. Mua më vret më së shumti kjo ku avokati Gazmend Halilaj i cili ka deklatuar se ‘unë e di se kush e ka vrarë ushtarin rus, nuk e ka vrarë Faton Hajrizi por e di unë. E ky (Gazmend Halilaj) duhet me dhënë përgjegjësi se kush është ai person që e ka vrarë ushtarin rus, e vëllau im i mbajti 20 vjet burg”, u shpreh Hajrizi. /21Media









