Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Familja e Shpat Kasapit falënderon të gjithë për solidaritetin

nga Venera Grabanica4 dhjetor 2025
Familja e Shpat Kasapit falënderon të gjithë për solidaritetin

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë.

Vdekja e tij ka prekur, miqtë familjarët e fansat e shumtë të Shpatit, të cilët shprehen dhimbje e ngushëllime.

Familja e të ndjerit, përmes një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për solidaritetin.

Postimi i plotë:

“Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpatit

Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.

Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë — jetojmë sot, por nesër mund të ikim — dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme.

Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.

Me mirënjohje të thellë,

Familja Kasapi”.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →