Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Familja mbretërore marrin mbi 50.000 letra pas vdekjes së Elizabeth

nga Venera Grabanica4 tetor 2022

Mbreti Charles dhe familja mbretërore kanë marrë mbi 50.000 letra dhe karta që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.
Kjo u bë e ditur në një postim në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram.
Mbretëresha vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator dhe tani një ekip i dedikuar korrespondence po kalon nëpër sasinë e madhe të postës që është dërguar nga anëtarët e publikut për të shprehur ngushëllimet e tyre ose për të ofruar mbështetje gjatë javëve të fundit.
“Mbi 50.000 letra dhe karta i janë dërguar mbretit, bashkëshortes së mbretëreshës dhe anëtarëve të familjes mbretërore pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth. Një ekip i vogël, por i përkushtuar i korrespondencës po rendit, lexon dhe u përgjigjet me kujdes mesazheve kur ato mbërrijnë”, thuhet në njoftimin familjes mbretërore.
Gjatë javës, u publikua portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles, Mbretëreshës Consort Camilla dhe Princit dhe Princeshës së Uellsit..
Fotografia është bërë në shkallët e ministrave në Pallatin Buckinham, përballë portreteve të monarkëve të kaluar. Në fotografi, e dukshme është mungesa e Princ Harryt dhe bashkëshortes së tij./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →