🇽🇰 Kosova
Familja nga Llapi kërcënohet me jetë nëse nuk i siguron 50 mijë €, arrestohet i dyshuari
nga Egzona Mehmeti7 nëntor 2021
Policia ka informuar se dje në Podujevë është arrestuar një burrë, sepse ka kanosur me vrasje një burrë dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron 50.000 € deri të hënën.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka bërë të ditur policia.
Rasti është duke u hetuar./21Media










