Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fasel takon Soerensen: Zvicra mbështet normalizimin Kosovë-Serbi

nga Gentrita Xhemajli15 nëntor 2025
Fasel takon Soerensen: Zvicra mbështet normalizimin Kosovë-Serbi

Sekretari Shtetëror për Punë të Jashtme i Zvicrës, Alexandre Fasel, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Soerensen, ku ka theksuar rëndësinë e përparimit të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në platformën “X”, Fasel ka nënvizuar se përparimi i mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.

Ai ka shtuar se Zvicra mbështet përpjekjet e BE-së, dhe ofron platforma për dialog.

’Zvicra mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së, duke ofruar platforma dialogu, ndërtimi besimi dhe zgjidhjeje problemesh, në bashkëpunim me Llogaria zyrtare e Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë’’, ka shkruar Fasel.

Excellent exchange today with EUSR Soerensen. Further progress in the normalization of relations between Serbia and Kosovo is essential. 🇨🇭 strongly supports EU’s efforts, by offering dialogue, trust-building, and problem-solving platforms in cooperation with @EUSR_Dialogue pic.twitter.com/Jyy8BQ78T2

— Alexandre Fasel (@SwissMFAStatSec) November 14, 2025

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →