RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fatmir Limaj nderon dëshmorët

nga E.Bullaku2 qershor 2017

Mazreku, Kryeziu, Krasniqi dhe Beha ranë heroikisht në luftë

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka nderuar bashkëluftëtarët Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha, të cilët 18 vjet më parë ranë heroikisht në luftimet ballë për ballë me forcat e armikut serb.

“18 vite më parë, në luftime ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së ranë për lirinë e Kosovës bashkëluftëtarët e mi: Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha. Sot, kujtoj me pietet fytyrat e tyre të ndritura, atdhedashurinë dhe rënien e tyre heroike. Gjithsesi duke besuar fuqishëm në amanetin e tyre, unë do të punojë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, për një të ardhme më të mirë. Ibrahim, Ejup, Kujtim e Milaim, ju jeni vetë liria e Kosovës. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Limaj në Facebook./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Më të fundit

Të gjitha →