Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fatmir Limaj uron Pashkët: Paqe dhe bashkim për një të ardhme më të mirë

nga Gentrita Xhemajli20 prill 2025
Fatmir Limaj uron Pashkët: Paqe dhe bashkim për një të ardhme më të mirë

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve, duke shprehur dëshirën që kjo ditë e shenjtë t’i gjejë ata me paqe, shëndet dhe dashuri në familje.

Limaj theksoi se Pashkët janë një mundësi për reflektim, falje dhe shpresë për të ardhmen, duke i uruar të gjithë besimtarëve harmoni dhe bashkim, si dhe besim të ripërtërirë në vlerat që mbajnë të bashkuar shoqërinë.

Në këtë ditë të shenjtë, uroj nga zemra që Pashkët t’ju gjejnë me paqe, shëndet e dashuri në familjet tuaja. Le të jenë këto momente festimi një mundësi për reflektim, falje dhe shpresë për të ardhmen. Në emër timin dhe të NISMA Socialdemokrate, i përgëzoj të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve. Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, bashkim dhe besim të ripërtërirë në vlera që na mbajnë të bashkuar si shoqëri. Gëzuar Pashkët!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →