Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Fazliu e argjendtë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”

nga B G21 dhjetor 2022
Fazliu e argjendtë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos që po zhvillohet në Jerusalem të Izraelit.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu ka pësuar humbje në finale kundër xhudistes japoneze, Miku Takaichi.
Në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten franceze, Manon Deketer, kurse në raundin e dytë regjistroi fitore kundër Andreja Leskit.
Në çerekfinale, Laura vazhdoi me fitore ku e mposhti xhudisten polake, Angelika Szymanska, ndërsa paraqitje fantastike kishte edhe në gjysmëfinale ndaj Gili Sharir, të cilën e mposhti për të siguruar finalen.
Por, rrugëtimi i Fazliut në Mastersin e xhudos në Jerusalem përfundoi me humbje nga japonezja, Miku Takaichi.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →