Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

nga Kaltrina Berila4 dhjetor 2021

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy fëmijë të armatosur në Lipjan. Njëri me thikë, e tjetri me pistoletë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, ka njoftuar Policia duke shtuar se me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu në Lipjan është arrestuar edhe një i mitur tjetër, i cili me vete kishte armë zjarri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me tre fishek”, thuhet në raportin e Policisë.
Ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →