Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

​Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll

nga Venera Grabanica18 tetor 2025
​Fer Volley fiton derbin ndaj Fushë-Kosovës në volejboll

Skuadra Fer Volley ka shënuar fitore sot ndaj Fushë-Kosovës në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll.

Në një përballje interesante që solli emocione dhe rivalitet, kampionet në fuqi të Kosovës dhe fitueset e Superkupës fituan me rezultat të përgjithshëm 3:1 në sete (24:15, 18:25, 26:24, 24:21).

Në ndeshjet e tjera sot takohen Skenderaj-Prishtina 75, Vëllaznimi-Drita dhe Ferizaj-Gjinovci.

Fer Volley prin në tabelë me 15 pikë nga pesë ndeshje, Fushë-Kosova mbetet e dyta me 9 pikë, pasojë Prishtina75 me 8, Drita 7, Ferizaj e Skenderaj me nga 6 pikë. Vëllaznimi dhe Gjinovci përmbyllin renditjen në tabelë me zero pikë.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →