Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ferit Idrizi denoncon për kanosje kundërkandidatin nga VV-ja

nga Venera Grabanica29 tetor 2025
Ferit Idrizi denoncon për kanosje kundërkandidatin nga VV-ja

Kryetari i Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi e ka denoncuar në Policinë e Kosovës për kërcënim, Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes me të cilin do të përballet në balotazhin e 9 nëntorit.

Idrizi pretendon se është kërcënuar nga kundërkandidati Meholli, pas xhirimit të një debati televiziv.

Lajmi është konfirmuar nga mediat, si dhe nga vet Idrizi.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë Enis Pllana ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një Kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, tha Pllana.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →