Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ferizaj, arrestohet 49 vjeçari për dhunë në familje

nga Xh.D28 gusht 2022

Një burrë në Ferizaj është arrestuar pasi dyshohet për dhunë në familje.
Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë, F.A/49 vjeç në gjendje të dehur ka sulmuar bashkëshorten e tij F.XH/44 vjeç, ka demoluar shtëpinë dhe ka nxjerrë nga shtëpia 44 vjeçaren.
Rasti është raportuar rreth orë 00:30.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →