Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ferizaj, arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

nga Venera Grabanica13 maj 2026
Ferizaj, arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull kosovar për posedim të narkotikëve.

Njësitë përkatëse policore kanë kryer kontroll ndaj të dyshuarit dhe banesës së tij.

Lidhur me rastin gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar/sekuestruar:

“Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4.61 gr.  Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 53.43 gram (sasia e substancës narkotike në total prej 58.04 gramë e cila me vlerë të tregut është rreth 600-700 euro). Një telefon, monedha në prerje letre në shumën prej 730 euro”, njofton PK.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →