Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Festivali Ndërkombëtar i teatrit në ambient të hapur

nga Venera Grabanica29 mars 2022

Në Prizren do të nis festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur i cili si për nga natyra ashtu edhe për nga programi synohet të jetë unik në rajon dhe më gjerë.
Festivali synon të bëjë bashkë teatro nga vendi, rajoni dhe Evropa.
Në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 sot ishte i ftuar themelues i festivalit, Adrian Morina i cili ka treguar se festivali do mbahet muajt e verës korrik dhe gusht.

Ai gjithashtu ka treguar se tashmë janë identifikuar hapësirat që i plotësojnë kushtet për teatër në Prizren. Ai tutje ka zbuluar se gjatë këtij festivali do ketë teatër edhe për fëmijët./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →