Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Festohet dita e presidentit të ShBA-së, Osmani: Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës

nga B.K20 shkurt 2023
Festohet dita e presidentit të ShBA-së, Osmani: Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot së bashku me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe me fëmijët e shkollës “Xhemajl Mustafa” shënuan Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së.
Para shtatores së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Osmani me ambasadorin Hovenier dhe një grup të fëmijëve festuan lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Osmani theksoi se Presidenti Clinton është bërë zëri i popullit të Kosovës në ditët më të vështira.
“Me iniciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë e së bashku me Ambasadorin Hovenier dhe fëmijët e shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ shënuam Ditën e Presidentit, si dhe festuam lidhjen e fortë e të pathyeshme në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Clinton u bë zëri i popullit të Kosovës në ditët tona më të vështira. Sakrifica e popullit tonë si dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara ishin përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Republikës sonë”, shkroi Osmani në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →