Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

nga Xh.D1 tetor 2021

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës , Arben Fetahu si dhe Sekretarja e FBK-së  këtë të shtunë pritet të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës që pritet të mbahet në Sarajevë të Bosnja Hercegovinës.
‘’Në këtë Asamble, krerët e lartë të FIBA Evropë do të raportojnë për punën një vjeçare, që nuk ishte aspak e lehtë, ku mbarë globi po përballet me pandeminë e COVID-19.Ndërkohë drejtuesit e lartë të FBK-së pritet që të takohen edhe me krerët e Federatave të tjera për të shkëmbyer përvojat në projekte të ndryshme, si dhe për të thelluar bashkëpunimin’’ thuhet në njoftimin e FBK-së për media.
FIBA EUROPA edhe më herët, ka pasur besim në Kosovën duke u mundësuar Kosovës që të jetë organizatore e disa prej eventeve më të rëndësishme./kallxo

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →