Fetoshi: Asnjëra prej qeverive nuk mund të konsiderohet e suksesshme në dialog
Analistë të politikës thonë se dialogu Kosovë-Serbi, që nisi në vitin 2011, prodhoi tensioneve, humbje kohe dhe kërcënim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Porfesori Arben Fetoshi, vlerëson se ky dialog kishte kundërefekt marrë parasysh jokonstruktivitetin e palës serbe.
Fetoshi po ashtu theksoi mungesën e rezultateve të të gjitha qeverive gjatë ecurisë së dialogut me Serbinë.
“Dialogok konsiderohen super sfida të procesit te dialogut sic është Asociacioni, janë produkte të qeverisjeve të caktuara por të cilat ne qeverinë aktuale po ngelen peng edhe i diskursit populist të cilin për fat të keq e konstatoi edhe në Kososvë edhe Serbi. Dua të them që pertej aspekteve që lidhen me trashigiminë e së kaluarës sonë si dy vende, kam pershtypjen që edhe Vuciq në Serbi përpiqet ta përdorë Kossven në narracionin e tij politik për mbajtjen e pushtetit në Serbi. Me vetë faktin që ende nuk kemi arritë ta përmbyllim këtë proces i cili e ka sfilit Kosovën”, tha Fetoshi.
Ndërsa, analisti Arbnor Sadiku, përveç ngecjeve veçon edhe rastet kur Kosova doli fituese nga takimet me palën serbe. Përmend pavarësine e Kosovës, si rezulatat i këtij dialogu.
“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka pasur benefitet e saj dhe ngecjet. Natyrisht për Kosovën ky dialog ka pasur benefitet e saj për faktin që pavarësia e Kosovës është shpall duke e bazu ne këtë dialog dhe natyrisht Serbia si palë destruktive deri në 2008 ka humbur vazhdimisht në dialog dhe Kosova ka shpallur shtet të pavarur. Kurse periudha e pas vitit 2008 sigurisht që Kosova ka shku në dialog ma shumë për të dhënë se sa për të fituar por kjo ka qenë rruga e vetme për të vazhdu rrumbullaksimin të shtetësisë së saj pasi Kosova nuk është ende e njohur nga 5 vende të Unionit Evropian. Ngecjet kanë ardhur së fundmi pasi që jo vetëm për fajin e palëve që janë në dialog….. por kemi pa edhe në anën tjetër që pas srdhjes së presidentit Trump ka pasur edhe një lloj ngecje të vetë diplomscisë ndërkombëtare dhe në anën tjetër të Unionit Evropian pasi edhe zoti Borel nuk e ka pasur atë kekanizmin e buldozherëve ne diplomacinë amerikane ku zgjidhjet kanë ardhë….”, Arbnor Sadiku, analist.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili fillimisht u cilësua si teknik, nisi nga ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi./21Media









