Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

FFK: Mos bini pre e mashtrimeve, nuk ka bileta në shitje

nga Miranda Beqaj4 shtator 2021

Tanimë është bërë e ditur që për ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë pjesëmarrja e tifozëve në stadiumin do të jetë e limituar.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e cila ka bërë të ditur që në stadium do të lejohen vetëm ”Dardanët”, ekipet e të dy kombëtareve dhe nga autoritet e shtetit.
FFK e ka ritheksuar që nuk do të ketë bileta në shitje, dhe se ato që do të shfrytëzohen nga ”Dardanët” do të jenë falas.
Po ashtu, FFK ka bërë thirrje për publikun kosovar që të kenë kujdes dhe të mos jenë pre e mashtrimeve, pasi që nuk ka bileta në shitje, dhe që në rast keqpërdorimi të biletave, personat përkatës do të denoncohen në policinë e Kosovës.
Pjesëmarrësve në stadium iu kërkohet që t’i ruajnë biletat e ndeshjes pasi ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë pas ndeshjes gjatë orës policore.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →