Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

FFK synon ta ketë VAR-in edhe në Ligën e Parë

nga Xh.D18 nëntor 2021

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nën drejtimin e presidentit Agim Ademi ka mbajtur sot një mbledhje duke diskutuar për futbollin kosovar.
Kreu Ekzekutiv ka analizuar deri tani rrjedhën e garave që po zhvillohen, ku edhe e vlerësuan lartë aplikimin e sistemit VAR, i cili është duke sjell siguri dhe po eviton gabimet eventuale nga gjyqtarët.
Si rrjedhojë e kësaj, Kreu Ekzekutiv i FFK-së është duke e shqyrtuar mundësinë që sistemin e VAR-it të fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga sezoni i radhës, por pse jo edhe nga ky sezon në ndonjë ndeshje me rëndësi të madhe.
Asistenca Virtuale e Referimit ndryshe e njohur edhe si VAR filloi të përdoret në Kosovë, saktësisht në Superligën e Kosovës që nga fillimi i sezonit 2021/22.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →