Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

FIFA publikon formacionin zyrtar të Botërorit të Klubeve

nga B G14 korrik 2025
FIFA publikon formacionin zyrtar të Botërorit të Klubeve

Pas përfundimit të turneut madhor në SHBA, FIFA ka publikuar formacionin më të mirë të Kupës së Botës për Klube 2025.

Dominimi i Chelsea-t është evident, me plot 6 lojtarë në 11-shen ideale, përfshirë Palmer, Cucurella, Fernandez dhe portierin Bono që përfaqëson Al Hilal.

Mbrojtja përfaqësohet edhe nga PSG me Hakimi e Marquinhos, ndërsa Thiago Silva dhe Arias sjellin përfaqësim nga Fluminense. Real Madrid ka një përfaqësues me Garcia, ndërsa mesfusha plotësohet nga Vitinha i PSG dhe Neto i Chelsea.

Ky formacion është përzgjedhur nga FIFA si më i miri i turneut dhe pasqyron më të spikaturit e një kompeticioni të suksesshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →