Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Fifi shpërthen në lot gjatë një live: Po shqetësohem për djalin tim

nga Venera Grabanica11 dhjetor 2025
Fifi shpërthen në lot gjatë një live: Po shqetësohem për djalin tim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, u shfaq sot në një Instagram Live, fillimisht për të folur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Gjatë transmetimit, Fifi u duk e rënduar emocionalisht dhe nuk arriti të mbante lotët. Në mes të fjalës, ajo shpërtheu duke qarë, duke lënë të kuptohet se po përballet me presione të forta dhe pengesa të panevojshme që, sipas saj, janë “orkestruar” nga të tjerët.

Situata u rëndua edhe më shumë kur në komente u përmend djali i saj, gjë që e goditi drejtpërdrejt dhe e bëri të humbasë qetësinë.

Me zërin që i dridhej, Fifi shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e një nëne që sheh se fëmija i saj përfshihet pa të drejtë në debate dhe kritika. Fansat reaguan menjëherë me mbështetje dhe mesazhe ngushëlluese, duke treguar solidaritet për këngëtaren dhe gjendjen e saj emocionale.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →