Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fillojë dëshminë Fatmir Sopi në rastin Thaçi dhe të tjerët me “Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”

nga Kaltrina Berila28 tetor 2024
Fillojë dëshminë Fatmir Sopi në rastin Thaçi dhe të tjerët me “Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”

Ka filluar dëshminë dëshmitari i 98-ë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fatmir Sopi, i cili mban kodin W04485 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Paraprakisht para betimit, dëshmitari Fatmir Sopi bëri një përshëndetje ndaj katër të akuzuarve duke i quajtur bashkëluftëtarë.

“Përshëndetje bashkëluftëtarëve të mi”, tha Sopi.

Ndërkaq, pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Cezary Mihailzcuk.

Ndryshe, sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë. Nga kjo kohë, prokuroria ka parashtruar se i duhen rreth një orë e gjysmë. Kurse mbrojtja e të akuzuarve rreth tri orë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →