Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Heshtja zgjedhore

nga RTV2110 qershor 2017

Heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi 24 orë para hapjes së vendvotimeve

Pas dhjetë ditë fushatë publike dhe shumë ditë tjeraa fushatë të pa shpallur, në këto çaste ka filluar heshtja zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe heshtja hynë në fuqi 24 orë para hapjes së vendvotimeve. Në heshtjen zgjedhore ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor.

Votimet fillojnë të dielën në ora 07:00 dhe vendvotimet mbyllen në ora 19:00.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për ta formuar qeverinë, një parti apo koalicion qeverisës, duhet ta ketë së paku shumicën e thjeshtë parlamentare./Kp

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →