Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Fillon liga e pionierëve

nga E.Bullaku29 prill 2022

Nga sot fillon gara në ligën e pionierëve në hendboll, për djem dhe vajza. Ndeshjet e para zhvillohen në Ferizaj e në Klinë.
Grupi A në të dy konkurrencat garon fillimisht në Ferizaj. Prej orës 10:00 është takimi i vajzave Kastrioti – Vushtrria, ndërsa prej orës 11:00 luajnë Prishtina e Ulpiana (vajzat). Më pas prej orës 12:00 ndeshjet i kanë djemtë. Prishtina luan me Prizrenin, Kastrioti me Vjosën (13:00) dhe Llapi me Trepçën (14:00).
Në Klinë fillimisht luajnë djemtë: Besa Famgas – Istogu (10:00), Deçani – Dukagjini (11:00), Vëllaznimi – Rahoveci (12:00). Bëhet fjalë për ndeshje të grupit B. Ndërsa më pas luhen ndeshjet e vajzave: Istogu – CLICK (13:00), Vëllaznimi – Dukagjini (14:00), Shqiponja – Deçani (15:00), Jusuf Gërvalla – Trepça (16:00).
Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi se njomakët vazhdojnë me gara të dielën kur është xhiroja e dytë. Edhe xhiroja e dytë zhvillohet në Ferizaj e në Klinë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →