Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

nga Venera Grabanica30 gusht 2021


Në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë me të filluar vazhduar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq ajo u ndërpre përshkak të mungesës së avokatit, Faruk Korenica.
Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.
Kryesuesi i trupit gjykues, Valon Kurtaj mori aktvendim për 5 minuta pauzë për të pritur avokatin Korenica.
Gjyqtari Kurtaj kërkoi nga palët që nuk janë në procedurë qe të lirojnë sallën për shkak të situatës pandemike, ndërsa medieve iu është dhënë leje që të xhirojnë 10 minuta.
Në seancën e fundit më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.
Në shqyrtimin e sotëm gjyqësore pritet të dëgjohen dëshmitarët.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →