Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi “Asgjë e re në Perëndim” triumfon në Oscars, reagon Scholz

nga Kaltrina Berila13 mars 2023
Filmi “Asgjë e re në Perëndim” triumfon në Oscars, reagon Scholz

“All Quiet on the Western Front” apo në shqip “Asgjë e re në Perëndim” rrëmbeu çmimin si filmi më i mirë ndërkombëtar në ceremoninë e çmimeve Oscars.

Për këtë triumf reagoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Katër Oscar për filmin gjerman kundër luftës “Asgjë e re në Perëndim” – ky është një sukses i madh! Urimet e mia për regjisorin Eduard Berger dhe gjithë ekipin”, ka shkruar Scholz në “Instagram”.

Ai tutje tha se ky film tregon në mënyrë të pagabueshme se sa e tmerrshme dhe çnjerëzore është lufta.

“Kjo është hera e katërt që një kandidat gjerman fiton në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar””, ka shtuar kancelari gjerman./21Media

View this post on Instagram

A post shared by Olaf Scholz (@bundeskanzler)

ETIKETA:#Film#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →