Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi “Day Shift” në Netflix nga data 12 gusht 2022

nga B.K12 korrik 2022

Aktorët Jamie Foxx e Snoop Dogg në filmin e ri “Day Shift” janë ndjekës vampirësh.
Foxx paraqitet me rolin e një babai i cili punon shumë për të siguruar një jetë më të mirë për bijën e tij, por puna që bën ai, si mirëmbajtës i një pishine në San Fernando Valley është vetëm fasadë për të ardhurat tjera që merr. Ai angazhohet edhe si ndjekës dhe vrasës i vampirëve, pasi që është pjesë e Unionit Ndërkombëtar për ndjekjen e vampirëve.
Pra, klori dhe pajisjet tjera që përdor personazhi i Foxx, Bud Jablonski në pishinë janë vetëm një fasadë për punën tjetër që bën ai, si ndjekës vampirësh.
 “Vampirët janë në mesin tonë”, i thotë Bad përfaqësueit të unionit të vampirëve, Seth-it, rolin e të cilit e luan aktori Dave Franco.
Aktori Snoop Dogg në “Day Shift” luan rolin e Big John Elliot.
Regjinë e këtij filmi e ka bërë J. J Pery, i cili ka bërë regjinë edhe të filmave si: “John Wick” , “Django Unchained”, “The Fate of the Furious” dhe shumë të tjerëve.
Në mesin e aktorëve të tjerë të cilët paraqiten me role në film janë edhe: Natasha Liu Bordizzo, Megan Good, Karla Souza, Scot Adkins e të tjerë.
Filmi “Day Shift” u planifikua për lansim në Netflix nga data 12 gusht 2022./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →