Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi i Parta Kelmendit u mirëprit në Brooklyn Film Festival

nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Filmi i Parta Kelmendit u mirëprit në Brooklyn Film Festival

Filmi “Era” me skenar dhe regji të regjisores Parta Kelmendi është shfaqur mbrëmë në Brooklyn Film Festival në New York.

Për filmin ”Era” të hënë Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka kërkuar përkrahje për filmin Era, që ky projekt artistik kosovar të marrë vëmendjen në skenën ndërkombëtar.

Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë, kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe largimet masive nga puna.

Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.

Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.

Skenariste dhe regjisore është Parta Kelmendi, ndërsa producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →