Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Filmi “I’m Legend 2” në kinema vitin e ardhshëm

nga B.K30 mars 2023
Filmi “I’m Legend 2” në kinema vitin e ardhshëm

Filmi i parë “I’m Legend 2” u lansua në dhjetor të vitit 2007 dhe arriti sukses të madh në boks ofis, ku vetëm gjatë shfaqjeve në kinema fitoi mbi gjysmë miliardi dollarë.

Megjithatë ka pasur kritika rreth tij. Është kritikuar ndarja e tij nga romani në të cilin bazohet, në veçanti për fundin e tij.

Tani për dashamirët e këtij filmi do të vie në skenë edhe filmi i dytë vazhdimësi, ku me rol paraqitet sërish aktori Will Smith. Ai luan rolin e Robert Neville. Ky aktor në të luan bashkë me aktorin Michael B. Jordan.

“I Am Legend” pa dyshim se është njëri prej filmave më të mirë në të cilët luan Smith. Me fjalë të tjera, ai luan luan rolin e një shkencëtari të vetmuar i cili mundohet të gjej ilaçin për njertëzit e infektuar, të cilët bëhen vampirë.

Në fund të filmit të parë, personazhi Robert sakrifikon vetën me hedhje në erë të laboratorit të tij, i cili është i rrethuar ng a Darkseekers apo përbindëshat e I’m Legend. Këtë e bën për të shpëtuar. Kështu, ai ia del të ikë dhe tani Darksikers e konsiderojnë atë si përbindësh.

Megjithatë fansat e “I’m Legend 2” duhet të presin akoma për ta parë atë. Sipas disa informatave, ai do të shfaqet në kinema kah fundi i vitit 2024./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=GVUdQcWuk9Y

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →