Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Finalja e Europa Ligës me tifozë

nga Egzona Mehmeti3 maj 2021

UEFA ka filluar shitjen e biletave për finalen e Europa League në Poloni.

Finalistët do të marrin 2.000 bileta nga maksimumi 9.500 ose 25% e kapacitetit të stadiumit “Arena Gdansk”, ku do të luhet finalja.

Është e paqartë nëse tifozët e finalistëve do të jenë në gjendje të hyjnë në Poloni dhe në çfarë mënyre.

“Tifozët nga jashtë do të duhet t’u përmbahen kufizimeve dhe kërkesave që do të jenë në fuqi në kohën e finaleve, sepse nuk do të ketë përjashtime as për mbajtësit e biletave,” njoftoi UEFA.

UEFA shpërndau gjithsej 3.500 bileta për organizatorët lokalë, zyrtarët ndërkombëtarë të futbollit, sponsorët dhe transmetuesit.

“Ne do të rimbursojmë çmimin e plotë të biletës për klientët nëse autoritetet lokale më pas ulin kapacitetin e stadiumit”, tha UEFA në një deklaratë.

Finalja e Europa League është planifikuar për datën 26 maj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →