Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Madrid

nga Venera Grabanica11 shtator 2025
​Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Madrid

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot votoi në Tiranë stadiumin “Metropolitano” të Madridit vendin mikpritës të finales së Ligës së Kampionëve 2027.

Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza 2027, ndërsa finalja e Superkupës do të luhet në Salzburg të Austri).

Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall në Astana (Kazakistan), ndërsa finalja e Evropianit të futsallit për vajza 2027 në Osjek të Kroacisë.

Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025-2026, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve (e përfshirë). Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.

Bonuse për finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →