Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO

nga Xh.D15 maj 2022

Presidenti finlandez Sauli Niinisto konfirmon se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.
Ministrat nga aleanca e mbrojtjes janë takuar në Berlin, me Finlandën dhe Suedinë për të diskutuar rreth aplikimit për anëtarësim në NATO të këtyre dy të fundit.

Gjermania është e përgatitur të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, tha ministri i saj i jashtëm.

Procesi i anëtarësimit të anëtarëve të rinj zakonisht mund të zgjasë deri në një vit, por, sipas Reuters, Annalena Baerbock tha se ministrat që u mblodhën për takimin e NATO-s në Berlin kishin rënë dakord se momenti nuk duhet humbur.

“Gjermania ka përgatitur gjithçka për të bërë një proces të shpejtë ratifikimi”, ka thënë Baerbock./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →