Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Finlanda e Suedia marrin pjesë në takimin e NATO-s

nga Miranda Beqaj14 maj 2022

Sot Suedia dhe Finlanda do të marrin pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin.

Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë në takim.

Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t’i bashkohet aleancës si një kërcënim. Kjo do t’i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s.

Por të premten, ai u bë i vetmi shtet anëtar që shprehu kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →