Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Fitore dramatike e United ndaj West Hamit

nga Venera Grabanica19 shtator 2021

Manchester United ka arkëtuar tri pikë të reja në Premier Ligë pas ka triumfuar ndaj West Ham Unitedit me rezultat 2-1.
Benrahma e kaloi West Hamin në avantazh në minutën e 30’ të ndeshjes, por vetëm pesë minuta më vonë Cristiano Ronaldo e riktheu barazpeshën duke shënuar për 1-1.
Fitoren “Djajve të Kuq” ua siguroi Lingard i cili shënoi në minutën e 89’ të ndeshje.
Por, vendasit mund ta fitonin një pikë nga kjo ndeshje sikur Noble të shënonte gol nga penalltia në minutën e 95’ por që nuk ia doli dhe tri pikë shkuan për skuadrën e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Kështu United vazhdon me formën e mirë duke u renditur në vendin e dytë me 13 pikë pas pesë ndeshjeve në Premier Ligë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →