Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaHendboll
🤾 Hendboll

Fitore e rëndësishme ndaj Sllovakisë për ta kthyer vetëbesimin

nga Venera Grabanica5 nëntor 2023
Fitore e rëndësishme ndaj Sllovakisë për ta kthyer vetëbesimin

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki.

Të dielën në Prishtinë, djemtë tanë treguan se ndeshja në Sllovaki nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë.

Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më të thellë në ndeshjen e parë.

Kombëtarja jonë e nisi më mirë ndeshjen me Sllovakinë, ndërsa gjatë pjesës së parë ishte vazhdimisht para. Rezultati pas 30 minutave megjithatë ishte 14:14.

Edhe më e mirë ishte paraqitja në pjesën e dytë. Kishte lojë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe epërsia shkoi deri në pesë gola, 27:22. Në fund rezultati ishte 28:25.

Portieri Haris Berisha kishte tjetër ndeshje të madhe, duke bërë 12 pritje.

Nga gjashtë gola i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Kushtrim Ninaj, që luajti ndeshjet e para zyrtare me Kombëtaren tonë.

Nga pesë gola i realizuan Egzon Gjuka e Leonard Gegaj, ndërsa tri i shënoi Luigj Quni.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →