Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Fitore historike, Ballkani arrë e fortë për Dinamo Zagrebin

nga B G5 tetor 2023
​Fitore historike, Ballkani arrë e fortë për Dinamo Zagrebin

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka regjistruar sot fitoren e parë të edicionit të ri të Ligës së Konferencës.

Ballkani ka shënuar fitore historike sot, pasi që e ka mposhtur gjigantin kroat, Dinamo Zagrebin.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” u shënuan dy gola, ku Almir Kryeziu dhe Walid Hamidi i siguruan fitoren sot ekipit të Ilir Dajës.

Kryeziu shënoi për 1:0 në minutën e 44’ të ndeshjes, kurse fitoren për Ballkanin e vulosi Walid Hamidi me golin e tij në minutën e 83’.

Me pikët e reja, Ballkani tani ngjitet në vendin e dytë në Grupin C me tre pikë, aq sa ka edhe Dinamo Zagrebi në vendin e tretë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Ballkanit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →