Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Fituesi i Kupës së Botës suspendohet nga futbolli

nga Kaltrina Berila20 tetor 2023
Fituesi i Kupës së Botës suspendohet nga futbolli

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, argjentinasi që fitoi Kupën e Botës, Papu Gomez do të suspendohet menjëherë nga çdo aktivitet i futbollit.

Gomez pritet të suspendohet për dy vitet e ardhshme, pasi që ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

“Relevo” bën të ditur se Gomez është suspenduar zyrtarisht sot, ndërsa ka mbetur vetëm konfirmimi përmes një deklarate.

Gomez u largua nga Sevilla në muajin gusht, ndërsa së fundmi nënshkroi me skuadrën e Serie A, Monza.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →