Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe thotë se është i turpëruar dhe i pikëlluar

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2022

Një gazetar rus dhe fitues i Çmimit Noble për Paqe ka thënë se ai dhe kolegët e tij janë “të pikëlluar” për pushtimin.
Dmitry Muratov, i cili redakton gazetën “Novaya Gazeta”, një nga pak botimet e pavarura të mbetura të Rusisë, thotë “Ashtu si pikëllimin, ne po përjetojmë edhe turpin”.
Ai akuzon Putinin se po luan me një buton bërthamor sikur të ishte një çelës kyçi i një makine të shtrenjtë dhe pyet “Çfarë më pas – një goditje bërthamore?”, transmeton rtv21.tv.
“Unë nuk shoh ndonjë interpretim tjetër të fjalëve të Vladimir Putin për “një armë ndëshkimi””, tha ai.
Muratov fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2021 si mirënjohje për luftën e tij për lirinë e shprehjes në Rusi ./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →