Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi

nga Xh.D15 shtator 2021

Këngëtarja, Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar avokati i Morinës, Fanol Krasniqi.
Në fillim të këtij muaji, prokuroria e Prishtinës mësohet se ka kërkuar informacion nëse vendimi i dënimit të Fjolla Morinës ka marrë formë të prerë ose jo.
Çështja e Fjolla Morinës, e cila u dënua nga Gjykata e Kukësit në muajin mars 2021 me gjashtë vite burgim për akuzën e “Trafikut të armëve dhe Municioneve”, ndodhet në pritje për t’u gjykuar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Vitin e kaluar, në pikën kufitare të Morinës në Kukës, Morina u kap me dy armë në makinën e saj teksa ishte e shoqëruar nga dy persona./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →