Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Fjolla Morina para gjykatës, pritet caktimi i masës së sigurisë ndaj saj

nga Egzona Mehmeti21 korrik 2021

Ka nisur seanca për caktim e masës së sigurisë ndaj këngëtares, Fjolla Morina. Morina është arrestuar në mesditën e 19 korrikut 2021.
Ajo është arrestuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në njoftim.
Në prill të këtij viti, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”./kallxo

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →