Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Flaka Kiki, këngëtarja që e do shumë edhe aktrimin

nga E.Bullaku11 tetor 2022

Flaka Kiki, këngëtarja shqiptare që aktualisht jeton në Melburn të Australisë, ishte mysafire në “21 Gradë” të RTV21, ku shpalosi planet e saj për muzikën.
Këngëtarja e “Dance Away” tha se ka dëshirë të jetë unike dhe jo kopje e këngëtareve të tjera. Ajo zbuloi se pjesa e saj e preferuar është të shkruaj tekste.
Flaka bëri të ditur se në muajin nëntor do ta publikojë albumin, me rastin e datëlindjes së saj.
Flaka që synon tregun ndërkombëtar, premtoi se çdoherë para publikut do të prezantohet si shqiptare.

Tutje ajo tha se e do shumë aktrimit, teksa tregonte që në Kosovë ka marrë pjesë në disa shfaqje teatrale.
“Muzikën e dua më shumë kur jam duke shkruajt tekste, ndërsa arsyeja përse e dua aktrimin është se kam qejf me i analizua personalitete të ndryshme, me hy në karaktere, ajo është pjesa e kreativitetit”, u shpreh artistja.

“Letting You Go”, ” Intoxicating” e “Dance Away”, janë këngët e Flakës, videoklipet e së cilave kanë arritur mijëra klikime në YouTube./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →