Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Flamujt në gjysmështizë, Ambasada italiane nderon Sassolin

nga Miranda Beqaj14 janar 2022

Flamuri italian dhe ai i Bashkimit Evropian në Ambasadën e Italisë janë ulur në gjysmështizë në nderim të ish-presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Përmes një postimi ambasada ka bërë të ditur se po e nderon një president të shquar të Parlamentit Evropian, një pasionant të BE-së si dhe një mik i vërtetë i Kosovës.
”Me rastin e funeralit shtetëror të David Sassoli në Romë, flamuri italian dhe ai i BE-së në Ambasadën tonë në Prishtinë janë ulur në gjysmështizë. Nderim shumë i merituar për një President të shquar të Parlamentit Evropian, një pasionant i BE-së dhe italian krenar, si dhe një mik i vërtetë i Kosovës”, shkroi Ambasada e Italisë në rrjete sociale.
Sassoli ndërroi jetë tri ditë më parë pas përkeqësimit të shëndetit. Krerët e institucioneve në Kosovë ngushëlluan duke vlerësuar kontributin e ish-presidentit të PE-së në rrugën e Kosovës në proceset integruese./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →