Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Flet drejtori i gjimnazit për skandalin në Vushtrri

nga RTV2121 janar 2020

Suspendohet përkohësisht nga puna mësimdhënësi

Një e mitur, nxënëse e klasës së dhjetë në Shkollën e Mesme të Lartë, gjimnazi “Eqrem Qabej” ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga mësimdhënësi i saj, profesori i edukatës fizike, H.A, 51-vjeçar. Drejtori i gjimnazit, Lulzim Bivolaku, për rtv21.tv bëri të ditur se viktima së bashku me prindin e saj e kanë denoncuar këtë rast në shkollë. Pastaj e kanë paraqitur rastin në polici.

Bivolaku tregoi se rasti sipas viktimës ka ndodhur të premten, pas përfundimit të orës së katërt, gjatë pushimit të shkurtër. Potencoi se ky është rasti i parë i ngacmimit që është raportuar në drejtori të gjimnazit “Eqrem Qabej”.

Mësimdhënësi i dyshuar është në ndalim 48 orësh nga policia. Ndërsa sot komuna e Vushtrrisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i dyshuari është suspenduar përkohësisht nga puna./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →