Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fluksi në pikat kufitare të Kosovës

nga Kaltrina Berila5 gusht 2024
Fluksi në pikat kufitare të Kosovës

Shumë bashkatdhetarë po i kalojnë pushimet në vendlindje, e disa prej tyre tanimë i kanë përfunduar ato dhe po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Prandaj në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, vërehet fluks më i madh këtyre ditëve.

Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së, ka përditësuar të dhënat e saj.

Sipas të dhënave në mëngjesin e së hënës pritje për të dalë nga Kosova më së shumti ka te Dheu i Bardhë.

Aty pritjet janë deri në 30 minuta, kurse kolonat e veturave mëngjesin e së hënë shkon deri në 200 metra.

Tek pikat e tjera, pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 deri në 10 minuta.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →